“The Voice Australia” është shndërrua një ndër spektaklet më të shikuar në këtë vend.
Por, siç dukët të hënën në mbrëmje, gjërat nuk kanë shkuar edhe shumë mirë, pasi që ka pasur disa konflikte të vogla në senc humori.
Këngëtarja shqiptarë e cila është pjesë e juris, Rita Ora e zemëruar u përball me Keith Urban pasi ajo u bllokua nga rekrutimi i konkurrentes, Chantel Cofie, në ekipin e saj.
Të katër trajnerët dëshironin që ta merrnin në ekipin e saj, 23 vjeçaren, por kjo ju pamundësua Ritës.
“Në bazë të fjalëve të Boy George të sezonit të kaluar, ti je i vdekur”, tha Rita.
“Ua, janë fjalë të forta”, u përgjigj trajneri Guy Sebastian, para se të pyeste: “Kush e bëri bllokun?”.
‘Ishte ti apo jo?’ Rita pyeti Keith, i cili filloi të buzëqeshë.
Secili trajner ka dy ‘blloqe’ që mund t’i përdorin fshehurazi gjatë audicioneve këtë vit, që do të thotë se ata janë në gjendje të bllokojnë një trajner tjetër që të mos ketë këngëtaren që ata duan.
Ky edicion është duke ecur shumë mbarë pasi që shikueshmëria është shumë e lartë.
Mediat kanë shkruar së pjesëmarrja e Rita Orës është një ndër faktorët kryesor të kësaj rritje./Insajderi.com