“T’i mbijetosh vdekjes” – dokumentari i ri në Netlix që nuk duhet humbur

“T’i mbijetosh vdekjes” – dokumentari i ri në Netlix që nuk duhet humbur
Burimi i fotografisë: Netflix

Njerëzit shpesh kanë shtruar pyetjen se çfarë ndodh pasi të vdisni, dhe një dokumentar e re e Netflix përpiqet ta zbulojë.

I titulluar “Surviving Death” është lansuar në plaftormën e transmetimit “Netflix”, dokumentari sjellë intervista me njerëz që u takuan me vdekjen sy më sy, njofton Insajderi.

Dokumentari prej gjashtë pjesësh jep një pamje më të ekuilibruar se çfarë mund të përfshijë jeta e përtejme – nëse ekziston një e tillë.

Më poshtë mund të ndiqni trailer-in.

Përshkrimi i dhënë nga Netflix për serinë e re thotë:

Çfarë do të thotë të vdesësh, dhe a është vdekja fundi i ekzistencës sonë? Duke thurur së bashku kërkime të reja inovative me rrëfimë të personave që kanë qenë afër vdekjes – dhe madje kanë përjetuar – vdekjen, kjo seri i çon shikuesit në një udhëtim të jashtëzakonshëm në një botë përtej ekzistencës njerëzore siç e njohim ne.

Sipas “Independent”, episodi i parë i “Surviving Death” analizon nëse është shkencërisht e mundur që t’i mbijetojmë vdekjes pasi skadojnë trupat tanë fizikë, ndërsa dy episode të tjera na prezantojnë mediume që pretendojnë të jenë në gjendje të komunikojnë me të vdekurit.

Episodet e tjera pastaj shikojnë mënyrat në të cilat njerëzit me sa duket pëpriqen të komunikojnë përtej varrit dhe episodi i fundit heton tre njerëz që pretendojnë se kanë përjetuar ri-mishërimin. /Insajderi.com