TikTok zbulon një dokument të paklasifikuar të CIA-s: “Njeriu mund të udhëtojë në kohë dhe hapësirë”

TikTok zbulon një dokument të paklasifikuar të CIA-s: “Njeriu mund të udhëtojë në kohë dhe hapësirë”

Përdoruesit në TikTok kanë ndarë një raport të pabesueshëm të deklasifikuar të CIA-s që pretendon se njerëzit mund të “udhëtojnë nëpër kohë dhe hapësirë” duke përdorur mendjet e tyre, shkruan The Sun, transmeton Insajderi.

Raporti i klasifikuar i CIA-s i vitit 1983 u bë i disponueshëm për publikun në vitin 2003 dhe detajon një teknikë të quajtur “Eksperienca e Portës Hyrëse”.

Sipas CIA-s, kjo eksperiencë mund t’i lejojë njerëzit të kapërcejnë hapësirën dhe kohën.

Përdoruesja e TikTok, Abigail Carey – e cila ka gati 500,000 ndjekës në aplikacionin e famshëm – shpjegoi raportin e gjatë në një video.

Carey tha se raporti i CIA konfirmon meditimin transcendental, hipnozën dhe manifestimin/biofidbekun.

“U referohet të gjitha këtyre teknikave si pika fillestare të arsyeshme për të hyrë në mënyrë të arsyeshme në portë”, tha Carey.

Ajo beson se arsyeja pse raporti nuk ka qenë një lexim i njohur për disa njerëz është sepse është “shumë i gjatë”.

Sipas Carey, dokumenti shpjegon “fjalë për fjalë”: “Ku shkojmë kur vdesim, çfarë është ‘vetëdija’, universi ynë është një hologram, udhëtimi në kohë dhe si të dërgojmë mesazhe telepatike”.

Në raportin aktual – të quajtur “Analiza dhe Vlerësimi i Procesit Gateway”, autori, nënkolonel i ushtrisë amerikane Wayne M. McDonnell, shpjegon teknikën unike si “një sistem trajnimi”.

McDonnell tha se sistemi është “krijuar për të sjellë forcë të shtuar, fokus dhe koherencë në amplituda dhe frekuencën e daljes së valës së trurit midis hemisferës së majtë dhe të djathtë në mënyrë që të ndryshojë vetëdijen, duke e zhvendosur atë jashtë sferës fizike në mënyrë që t’i shpëtojë përfundimisht kufizimeve të kohës dhe hapësirën”.

Regjistrimet zanore përdoren në “përvojën” për të kontrolluar valët e trurit për të ndryshuar mendjen. /Insajderi.com

@abby_careyyyIt’s about time this is general knowledge #mystery #gateway #cia #research #learnontiktok #fyp #foryoupage #gatewayprocess #monroeinstitute #explained

♬ Creepy Dollhouse – Peder B. Helland