Tom Cruise ka nisur një lidhje dashurie në fshehtësi

Tom Cruise ka nisur një lidhje dashurie në fshehtësi

Në fshehtësi, Tom Cruise ka nisur një lidhje dashurie me kolegen e tij, aktoren britanike Hayley Atwell.

Siç raporton gazeta “The Sun”, dyshja janë parë të kapur për dore në Londër, duke ndezur spekulime se ata së shpejti do ta bëjnë publiken lidhjen e tyre, njofton Insajderi.

Ai dhe aktorja, janë afruar shumë me njëri tjetrin gjatë xhirimeve në Romë dhe Britaninë e Bashkuar.

Aktori nuk ka pasur një lidhje të gjatë që nga ndarja me aktoren Katie Holmes.

Një burim për gazetën tha, “Tom and Hayley kaluan mirë së bashku që nga dita e parë”.

“Bllokimi dhe të gjitha vështirësitë që erdhën, i sollën ata dy edhe më afër e tani janë të pandarë”.

“Ata po takohen pas orarit të punës dhe ajo ka qëndruar në apartamentin e tij në Londër. Ata ja kalojnë shumë mirë bashkë, duken shumë të lumtur”, përfundon burimi.

Cruise ka tre fëmijë – Isabella dhe Connor nga martesa e tij me Nicole Kidman dhe Suri nga lidhja e tij me Katie. /Insajderi.com