Para pak ditësh, çifti hollivudian udhëtuan për në Greqi për pak pushime, njofton Insajderi.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe gruaja e tij, Mareva, u takuan të shtunën me çiftin e famshëm që së fundmi u bënë qytetarë grekë.
Mitsotakis publikoi në llogarinë e tij në Instagram fotografinë e mësipërme, me aktorët Tom Hanks dhe Rita Wilson duke treguar pasaportat e tyre të reja Greke. “@Ritawilson dhe @Tomhanks tani janë qytetarë krenarë grekë,” shkroi Mitsotakis.
Takimi u zhvillua në ishullin e Paros. Wilson, i cila është pjesërisht me prejardhje Greke, dhe Hanks kanë kohë që zotëronin një shtëpi në ishullin e afërt të Antiparos.
Në fillim të këtij viti në ceremoninë e 77-të të “Golden Globes”, Hanks foli me entuziasëm për dashurinë e tij për Greqinë.
“Unë jam ndjerë helen për gati 32 vjet”, u tha Hanks gazetarëve.
Dashuria e aktorit të njohur për Greqinë është e dokumentuar mjaft mirë. Ai u kthye në besimin ortodoks grek para se të martohej me aktoren greko-amerikane Rita Wilson (nëna e së cilës ishte greke) mbi 30 vjet më parë dhe ka udhëtuar për në Greqi për dekada të tëra. Fotografia e Hanks që ndihmon në bartjen e Epitafit mbi supet e tij në procesionin e së Premtes së Mirë të famullisë lokale bëhet virale çdo Pashkë, e ndarë nga miliona grekë në të gjithë botën në mediat sociale.
Së bashku me Wilson, Hanks ishte gjithashtu producent në filmat My Big Fat Wedding 1 & 2, Mamma Mia! (që u vendos në Greqi) dhe My Life in Ruins.
“Greqia është një strehë. Unë kam qenë në të gjithë botën, kam qenë në vendet më të bukura në botë, asnjë prej tyre nuk e kryeson Greqinë!” kishte thënë Hanks.
“Toka, qielli, uji, është mirë për shpirtin, është një vend shërues. Veçanërisht nëse futeni në atë orarin përrallor grek të gjumit deri në mesditë, qëndroni zgjuar deri në orën 3 të mëngjesit dhe grindeni në taverna deri në 3 të mëngjesit! Është thjesht jeta më e mirë që dikush mund të ketë!” /Insajderi.com
Burimi: Greek City Times, Ekathimerini