Tom Hanks tregon përvojën e tij me virusin Covid – 19

Tom Hanks tregon përvojën e tij me virusin Covid – 19

Ylli i madh i filmave të Hollywood, Tom Hanks ishte një prej personave të parë të famshëm që u infektua me virusin të cilin e kaloi me sukses. Ndërkohë që është filmi i tij më i ri “Greyhound” është duke u promovuar, aktori flet për përjetimin e tij lidhur me virusin. I diagnostifikuar me virusin nga data 10 Mars, ai qëndroi në spital bashkë me gruan e tij Rita Wilson, vetëm për 3 ditë, raporton Guardian, shkruan Insajderi.

I pyetur nëse ai po përjeton ndonjë efekt të mëvonshëm të kësaj pandemie, ai përgjigjet: “Ne jemi mirë. Shumica e simptomave të virusit përfunduan për dy javë. Ne kishim reaksione të ndryshme. Gruaja ime humbi shqisat e shijes dhe nuhatjes, ndjenja neverie dhe temperaturë më të lartë se sa unë. Simptomat e mia kryesisht ishin dhimbje trupi, lodhje gjatë gjithë kohës dhe pamundësi për t’u koncentruar për më shumë se 12 min. Kjo pjesa e fundit është pak a shumë gjendja ime e zakonshme gjithsesi, shton aktori.

Në pyetjen se a ishte i frikësuar, Tom Hanks përgjigjet: “Kur shkova në spital, iu tregova që jam 63 vjeç, kam diabet të tipit 2 dhe një stendë në zemër. I pyeta mjekët nëse kjo është situatë për tu alarmuar. Por ndërkohë, temperatura nuk vazhdonte të rritej, nuk kishte ndonjë rrezik për pneunomi, prandaj mjekët nuk kishin shumë arsye për tu brengosur. Nuk jam personi që zgjohet në mëngjes duke pyetur veten nëse do ta shoh fundin e ditës. Jam shumë i qetë lidhur me këtë gjë.”/Insajderi