Toni Braxton ka një peng në jetë – që nuk bëri më shumë seks sa ishte e re

Toni Braxton ka një peng në jetë – që nuk bëri më shumë seks sa ishte e re

Toni Braxton që të gjithë e njohim për hitin e saj të pavdekshëm “Spanish Guitar”, së fudmi ka lansuar edhe një album të ri me titull “Spell My Name”, njofton Insajderi.

Në një intervistë ajo foli edhe për anën e saj shpirtërore, e që në fakt pati edhe të kqëijat e saj.

Ajo është shprehur se duhet të kishte qenë më e papërmbajtshme, të kishte festuar dhe të kishte kryer marrëdhënie seksuale më shumë.

“Nuk do të thoja se kam qenë fetare, por jam shpirtërore. Unë besoj te një forcë e madhe. Kur isha shtatë vjeç, familja ime u bë shumë fetare. Ne ishim Dëshmitarë të Jehovait, ne ishim katolikë – provuam gjithçka përpara se të vendoseshim tek United Methodist. E pyeta mamanë time një herë se çfarë po kërkonin dhe ajo thjesht u përgjigj: “Ishin vitet 70”. Vitet 70 ishin një epokë shumë fetare. Mendoj se shumë njerëz po kërkonin rrugën e duhur”.

“Më vjen keq që nuk kam bërë më shumë seks kur isha më e re. Duhet të kisha pirë më shumë. Duhet të kisha festuar më shumë. Madje dhe të tymosja më shumë. Mendoj se edukata ime fetare më ndaloi të bëja shumë gjëra që duhej të kisha bërë”. /Insajderi.com

Burimi: The Guardian