Toni Braxton tani është tullace

Toni Braxton tani është tullace

Përveç fizikut të saj shumë të tonifikuar veshur në një pakë bikini të kuqe, ajo që mori vëmendjen në postimin e fundit të Toni Braxton ishte koka e saj tullace, njofton Insajderi.

Ajo publikoi një video dhe komentet e fansave vërshuan duke komplimentuar këngëtaren se sa bukur dukej.

“Një e diel e nxehtë e kuqe”, përshkoi ajo postimin e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Toni Braxton (@tonibraxton)

Në mars të vitit 2020, Braxton foli hapur për betejën e saj me sëmundje Lupus. “Kur u diagnostikova së pari ndihesha se askush nuk mund të më ndihmonte”, tha ajo.

“Mundohem që gjithnjë të jem e zëshme dhe të edukoj njerëzit. Kujtoj se isha shumë e frikësuar, dhe nuk dua që askush të ndjehet ashtu”.

“Mjekët më thanë që nuk do të mund të performoja më”, vazhdoi ajo. “Kam lupus sistemik. Ai e do zemrën time. E adhuron sistemin tim mikrovaskular. E do gjakun tim, kështu që ai mpikset. Dhimbja kronike dhe dhimbja që shoqërojnë sëmundjen, fillimisht ishte e papërballueshme për mua”.

Por këngëtarja arrin të menaxhojë sëmundjen e saj. Gushtin që lamë pas ajo lansoi edhe albumin e saj të 10-të me titull “Spell My Name”. /Insajderi.com