Tragjedi në familjen e këngëtares, e goditën në kokë dhe e lanë të vdes

Tragjedi në familjen e këngëtares, e goditën në kokë dhe e lanë të vdes

Këngëtarja e famshme Nicole Scherzingger përmes profilit të saj në Instagram, ka dhënë një lajm të pikëlluar, duke zbuluar se i është vrarë djali i axhës. John Federick 35-vjeçar, është vrarë më 26 tetor në Floridë.

Vozitësi kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe policia është ende në kërkim të tij. Këngëtarja ka shkruar se zemra e saj është thyer dhe me një mesazh të gjatë është përshëndetur nga John, të cilin ajo e konsideron si vëlla, duke ia publikuar edhe foton.

“Ky është një ankth nga i cili nuk do të zgjohemi kurrë. Me dhimbjen më të madhe në zemër i them lamtumirë kushëririt dhe vëllait tim John. Të shtunën më 26 tetor në ora 3 të mëngjesit, i është marrë jeta në Floridë, në Fort Laderdejl. Familja ime po kalon nëpër agoni me lajmin se dikush e ka goditur në kokë dhe e ka lënë aty të vdes”, ka shkruar Nicole.

“Vëllai im i mrekullueshëm, shumë të dua. Kjo botë ishte vend më i mirë derisa ti ishte pjesë e saj. Kurrë nuk do të të harrojmë dhe do të kemi në mendje përgjithmonë”, ka shkruar më tutje ajo. Nicole ka lutur që nëse dikush ka çfarëdo informate rreth këtij aksidenti, të tregoj apo që fajtori të paraqitet. “Kushdo që e ka bërë këtë, e lus të ketë pakëz njerëzi dhe forcë të paraqitet”, ka shkruar ajo. Përveç kësaj, familja e tij ka ofruar shpërblim në para për çfarëdo informate për aksidentin.