Transformimi i Adelina Ismailit nga “Diva” shqiptare në këngëtare të “Tallavas”

Adelina Ismaili njihet si Diva shqiptare, çmohej për guximin dhe për stilin e saj të veçantë.

Transformimi i Adelina Ismailit nga “Diva” shqiptare në këngëtare të “Tallavas”

Këngët e Adelinës shndërroheshin në hite të padiskutueshëm, e shumë këngë të saj akoma kujtohen si këngë të paharruara.

Adelina ishte e pëlqyera e të gjithëve, pa dallim moshe apo gjinie, të gjithë e donin, nuk kishte rëndësi shume se çfarë këndonte si vallëzonte apo si dukej, mjaftonte fakti që është Adelina.

Madje ka qenë thënja e famshme: “Adelinës i ka hije çka do që bën”.

Adelinën atë kohe e kishim të pranishme kudo, në programet e fundvitit, më radio, në kaseta, si këngëtare, si aktore, si modele e të tjera.

Madje Adelina çmohej edhe për guximin dhe për aktivizimin e saj politik në një farë mënyre, njihej si një mbështetëse e madhe e Ibrahim Rugovës.

Pra Adelina ishte ikona që i thyente të gjitha tabut e shqiptarëve, si për veshje, si për temat që trajtonte.

“Një ditë Kosovarce”, “Ushtarit Tim”, “Ushtrin Time”, “Amaneti”, “Shokut Tim”, e të tjera këngë që ishin hite të asaj kohe, që veç Adelina mund ti sjelltë në atë mënyrë dhe të pranohej mirë.

Mirëpo ku mbeti Adelina e asaj kohe?

Viteve të fundit tregu muzikorë sikurse në botë edhe në Kosovë ka ndryshuar më të madhe, platforma të ndryshme onlie kanë hapur rrugën të shumta drejt suksesit dhe famës.

E shumë artist që dikur ishin “IN” si Adelina Ismjali, Leonora Jakupi e të tjerë, kanë mbetur jashtë trendëve të fundit, duke mbetur veç si kujtim i bukur.

Adelina që dikur asocionte në çdo gjë të mirë dhe në të paarritshmen, sot nuk po mbetet vetëm si kujtim i bukur, por edhe si aktualitet i shëmtuar.

Nuk dihet saktë cila mund të jetë arsyeja pse këngëtarja shqiptare pas gjithë atyre viteve karrierë të suksesshme tenton që më çdo kusht të jetë akoma aktuale?

Një tendencë e tillë ka bërë që këngëtarja në vitin 2019 të sjellë dy projekte shumë qesharakë, të dyja projektet janë ripërpunime të hiteve të saj të dikurshme dhe vijnë në bashkëpunim me dy këngëtarë pa ndonjë bagazh.

Kënga “Kanagjegji” që dikur ishte hit dhe teksti i saj ishte satirik, këtë vit u ripërpunua nga vet Adelina në bashkëpunim me të ashtu quajturën “Repere” Rina Balaj.

Dikur kënga “Kanagjegji” përqeshtë të tjerët, ndërsa në këtë ripërpunim projekti është vet qesharak. Se çfarë e shtynë “Diven” të bëj një duet të tillë pa asnjë lloj shije? Përveç kompleksit për të qenë “IN”, çfarë tjetër?

Nëse Adelina ka menduar që me këtë projekt do të rikthehet në skenë, atëherë ka dështuar, kënga le që nuk u bë aspak hit e nuk u pëlqye, ajo u kthye në objekt tallje.

E si duket Adelina duke e ditur që tentativa e parë i dështoj, mori guximin të provoj edhe një herë.

Ajo rikthej hitin e dikurshëm “Amaneti” përsëri me një bashkëpunim, kësaj here me një këngëtar akoma ma të patalentuar të quajtur Skerdi.

Kënga u rikthye si mos më keq, me një video të realizua në mënyrë tejet të thjeshtë dhe aspak profesionale, e me një version të këngës të shndërruar në “Tallava”.

Adelina që dikur kishte miliona fansa, tash si duket po bëhet e bezdisshme për miliona dëgjues, duke i degraduar vet hitet e saj më të mëdha, me bashkëpunime qesharake me “artist” kinse në trend me kohën.

Nëse krahasoni videon e Adelinës “Amaneti” të asaj kohe, me këtë videon që ka bërë këto ditë, do të çuditeni se si ka mundësi një video aq e vjetër të jetë më kreative dhe më mirë e realizuar se sa një video e vitit 2019.

Duke shpresuar që Adelina do të mbetet kujtim i bukur për të gjithë duke i dhënë fund tentativës që të jetë “IN” dhe mos të shndërrohet në një aktualitet qesharak, uroj që ajo të heq përfundimisht dorë nga ideja e të qenarit “IN” dhe nga degradimi i hitëve të saj.