Trashëgimtarja e Top Channel zbulon se ishte infektuar me Coronavirus – flet për ankthin që përjetoi

Trashëgimtarja e Top Channel zbulon se ishte infektuar me Coronavirus – flet për ankthin që përjetoi

Sara Hoxha, trashëgimtarja e Top Media-s, sot me anë të një postimi, zbuloi se është infektuar me COVID-19, dhe nga virusi është prekur teksa ishte në pushime në Dhërmi të Shqipërisë, njofton Insajderi.

Ajo thotë se tani ndihet më mirë, ndërkohë që u prek nga Coronavirus-i para një muaji gjatë kohës që ishte në plazh me disa miq. Ajo tregon se e kuptoi menjëherë që kishte Covid, pasi pati dhimbje të tmerrshme trupi dhe temperaturë.

Po ashtu ajo thotë se ndihej shumë e lodhur dhe kishte një dhimbje të tmerrshme koke, dhe si shumë të sëmurë që kanë raportuar, ajo nuk mund të duronte as dritën.

E gjitha kjo zgjati 4-5 ditë e para për të dhe në ditën e 6 apo të 7-të, përjetoi edhe humbjen e shijes dhe të nuhatjes.

Në ditën e 10-të filloi të ndihej më mirë dhe temperatura filloi t’i zbriste.

Hoxha që shumë shpesh ka folur për luftën e saj me ankthin, tha se kjo periudhë izolimi ishte veçanërisht e frikshme për të. Edhe tani që janë bërë një muaj prej se ka qenë e sëmurë, ajo ende nuk ndihet e sigurt, dhe se ka frikë është ankth ende. /Insajderi.com