Trejsi Sejdiu ka zbuluar fizikun e saj nga Maldivet, në një formë ndryshe prej herave tjera.
Miss Shqipëria si duket është duke i shijuar pushimet prej ku publikon fotografi me poza të ndryshme tërheqëse.
Së fundmi, ka shpërndarë disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqë fizikun me një fustan transparent, me një grim të lehtë, flokë të kapura dhe aksesorë.
Ajo ka vënë në pah trupin e kuruar mirë dhe të pasmet e saj që janë në fokus.
Këto fotografi buzë deti erdhën menjëherë pas pozave të marra duke qenë e mbuluar vetëm me një shall.
Bukuroshja çdo herë është nën fokusin e mediave dhe arrin një numër të madh komentesh. /Insajderi.com