Festivali Coachella filloi në vitin 1999 në Kaliforni, ndërsa këtë vit mbahet nga 12 deri më 21 prill dhe zgjat dy fundjava me radhë. Vetë fakti se në vendin Indio është shkret�" />

Trendi në festivalin amerikan: Femrat argëtohen gati të zhveshura

Trendi në festivalin amerikan: Femrat argëtohen gati të zhveshura

Festivali Coachella filloi në vitin 1999 në Kaliforni, ndërsa këtë vit mbahet nga 12 deri më 21 prill dhe zgjat dy fundjava me radhë. Vetë fakti se në vendin Indio është shkretëtirë, temperaturat janë rreth 40 gradë Celsius gjë që ka çuar në një trend të ri të modës.

Femrat i fshehin pjesët intime të trupit me shirit ngjitës, ndërsa çdo gjë tjetër është e ekspozuar. Bikinit janë bërë një hit i vërtetë mode në rrjetet sociale.

Vetëm dy orë larg Los Angelesit, festivali joshë shumë yje të famshme në ahengun më të madh të vitit.

Përveç bendeve indie dhe rock, Coachella e bashkon edhe muzikën pop, elektronike dhe rep, kështu që gjatë fundjavës së parë festivalin e sivjetshëm e vizituan Ariana Grande (25), Selena Gomez (26), Cardi B (26) dhe Katy Perry (34).

Qendrën e vëmendjes në festival gjithsesi e mori reperi Jaden Smith (20 vjeç), i biri i aktorit Will Smith (50). Jaden tani duket i panjohshëm, kështu që pamja e tronditi masën, shkruan KOHA Ditore. Si më i ri, ai u bë i famshëm në filmin ‘Karate Kid’. Më vonë ai e zëvendësoi karrierën filmike me atë muzikore duke kënduar rep. Ai hyri në botën muzikore si mysafir në këngën “Never Say Never”, të cilën e regjistroi së bashku me Justin Bieber (25).

 

 

Image
Image
Image