
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tri ditë pas lindjes së fëmijës së tretë, ka publikuar fotografi të foshnjës së posalindur, njofton Insajderi.
Haxhui më 1 korrik është bërë nënë për herë të tretë.
Fëmijën e saj të tretë, familja e ministres e ka pagëzuar me emrin Andrra.
Haxhiu në rrjetet sociale sot ka publikuar imazhe të ëmbla të vogëlushes dhe dy djemve të saj.
Ky është rasti i parë në Kosovë që një ministre bëhet nënë gjatë mandatit. /Insajderi.com