Tri vite nga ndarja me Dua Lipën, Isac Carew tregon se a është në lidhje dashurie

Tri vite nga ndarja me Dua Lipën, Isac Carew tregon se a është në lidhje dashurie

Kuzhinieri i njohur, Isac Carew, ka gati tri vite që është ndarë nga këngëtarja shqiptare Dua Lipa të cilët kanë qenë të lidhje një kohë të gjatë, shkruan Insajderi.

Dyshja nuk janë parë më me njëri-tjetri, madje me sa duket nuk ka mbetur as miqësi mes tyre, pasi që nuk ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Dua Lipa tani është në lidhje të re me Anwar Hadid dhe shihet se është mjaft e lumtur, teksa ish i dashuri i saj nuk ka dhënë detaje a është apo jo në lidhje të re.

Ai ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit e tij, ku u pyet se si qëndron e vërteta për këtë.

Mirëpo, përgjigja e tij bëri lëmsh mendjen e ndjekësve duke qenë shumë e shkurtër.

“Duket kështu”? tha ai./Insajderi.com