Trofeun për befasinë më të bukur këtë Shën Valentin e merr “burri më seksi i vitit”

Trofeun për befasinë më të bukur këtë Shën Valentin e merr “burri më seksi i vitit”

Aktori, i zgjedhur si burri më seksi i vitit 2020, Michael B. Jordan dhe Lori Harvey shënuan ditën e parë të Shën Valentini së bashku – dhe festa romantike u zhvillua nën det, njofton Insajderi.

Ishte Lori ajo që ndau disa postimë në llogarinë e saj në Instagram, duke zbuluar se aktori mori me qira një akuarium vetëm për ata të dy, dhe e befasoi me nja darkë romantikë në tunelet e nëndetshme.

“Zemra ime mori me qira një akuarium që të kishim privatësi dhe më pas pash këtë”, shkruan ajo, duke ndarë një video të tunelit të dekoruar me shumë petale lulesh dhe qirinj.

Nata e çiftit përfundoi në një dhomë hoteli që ishte e mbuluar me buqeta lulesh më të mëdha, qirinj dhe të kompletuar me petale trëndafili të kuq në shtrat dhe rreth një banjë me flluska.

Nuk është hera e parë që Jordan e surprizon Harvey me një gjest romantik. Ai e bëri atë të ndjehej e veçantë në ditëlindjen e saj muajin e kaluar me 15 buqeta trëndafilash të bardhë. /Insajderi.com