Trump e dekoron babanë e Angelina Jolie: Jon Voight është aktor i shkëlqyer

Presidenti amerikan Donald Trump e ka dekoruar të enjten aktorin Jon Voight, një prej adhuruesve të paktë të tij nga Holivudi, me Medalje Kombëtare për Art duke e quajtur “një prej legjendave më të mëdhenj të gjallë të filmit”.

Trump e dekoron babanë e Angelina Jolie: Jon Voight është aktor i shkëlqyer

“Është aktor i shkëlqyer”, ka theksuar Trump në ceremoninë e mbajtur në Shtëpinë e Bardhë.

“Jon është aktor jashtëzakonisht kualitativ dhe, rastësisht, ai është dikush që unë shumë e dua”, ka shtuar.

Aktori tetëdhjetëvjeçar, babai i yllit Angelina Jolie, u bë i famshëm me filmin “Kauboji i mesnatës” (1969) në të cilin luan me Dustin Hofman.

Jon Voight mbahet mend edhe sipas filmit “Lirimi” (1972) me Burt Reynolds.

Oskarin për aktorin më të mirë e ka fituar në vitin 1978 për filmin “Kthimi i luftëtarëve”.

Ai në vitin 2016 ka publikuar se e përkrahë magnatin e patundshmërive, dhe gjatë gjithë fushatës e ka lavdëruar.

“Unë Jon Voight, mund të them pa dyshim se Donaldi është argëtues, ka qejf të mahitet, është unik, por para se gjithash është njeri i ndershëm”, ka thënë atëbotë për Trumpin, madje sivjet në maj e ka quajtur “presidenti më i madh pas Abraham Lincolnit”.

Ndarja e medaljeve personave të dalluar nga bota e artit ishte traditë gjatë dy mandateve të Barack Obamës, por kjo është hera e parë që Donald Trump të ndërmerr diçka të tillë pas marrjes së pushtetit në janar të vitit 2017./Insajderi.com.