Trupi i Benjamin Keough varroset afër gjyshit, Elvis Presley

Djali i Lisa Marie Presley është personi i parë që u varros në Graceland që nga viti 1980, sipas The Daily Memphian.

Trupi i Benjamin Keough varroset afër gjyshit, Elvis Presley

Djali i Lisa Marie Presley Benjamin Keough është varrosur, shkruan People, transmeton Insajderi.

Të enjten, Graceland i Elvis Presley zbuloi se Keough, i cili vdiq në mes të korrikut, prehet në Meditation Garden në ish-rezidencën e Presley.

“Benjamin Storm Presley Keough u preh në Kopshtin e Meditimit në Graceland me familjen e tij duke përfshirë gjyshin e tij, Elvis Presley, stërgjyshen, Gladys Presley, stërgjyshi, Vernon Presley dhe stërgjyshja, Minnie Mae Presley,” shkruhej në llogarinë zyrtare të pallatit në Facebook.

Benjamin Keough

Varrosja e Keough në Graceland është e para në 40 vjet që kur gjyshja e Elvis vdiq në vitin 1980, njoftoi The Daily Memphian.

Përfaqësuesi i Lisa Marie Roger Widynowski tha për PEOPLE në korrik se ylli ishte “përtej e shkatërruar” për vdekjen e papritur të djalit të saj 27-vjeçar nga vetëvrasja. /Insajderi.com