Ka kohë që Tuna është distancuar nga paraqitjet televizive e po ashtu edhe nga prurje të reja muzikore, në ndërkohë duket se ka zhvillime të reja në jetën e saj, më saktësisht në raportin me Patris Berishën, njofton Insajderi.
Është përfolur për një ndarje të çiftit, dhe indikacioni i parë për këtë ishte një ndryshim në llogarinë e djalit të tyre, Tianit, në Instagram që menaxhon këngëtarja.
Nga Tian Berisha, siç ishte më parë, emri i llogarisë ka ndërruar në Tian Sejdi, mbiemri i Tunës. Për më tepër, në gjashtë llogaritë që ndjekë nuk është edhe ajo e babait, ndonëse instrumentisti është aktiv në Instagram.
Sipas burime të “Prive”, Tuna bashkë me djalin është larguar nga Prishtina për të jetuar në Shkup, e sa kohë ishte në kryeqytet, çifti nuk jetonin nën një çati. Berisha jeton në një lagje tjetër të kryeqytetit. /Insajderi.com