Tuna do të parakalojë në paradën e LGBTI

Tuna do të parakalojë në paradën e LGBTI

Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdi, ka kohë që nuk ka qenë prezente në media apo para opinionit publik.

Së fundmi ajo është bërë nënë për herë të dytë.

Këngëtarja ka pauzuar nga muzika, për t’iu përkushtuar të dy djemve të saj, Tian dhe Zen.

Por, Tuna duket të jetë aktivizuar së fundmi, teksa ka bërë me dije se do të mbështetë paradën e krenarisë, të organizuar nga komuniteti LGBTI në Shkup.

Ndërsa në foton tjetër, shihej Tuna e veshur me një fustan shumëngjyrësh, i punuar nga dizejnatori Valdrin Sahiti me mbishkrimin “Dashuria fiton”.

“Skopje Pride”, organizohet sot në Parkun Gruaja Luftëtare në Shkup.

Muaji i Krenarisë festohet çdo vit në muajin qershor, për të nderuar demonstratat e Stonewall në Manhattan në vitin 1969./Insajderi.com