Po të hymë në llogarinë e këngëtares në Instagram, do kuptojmë që Tuna ka filluar punën për të mbajtur vijën e trupit, njofton Insajderi.
Në këtë periudhë vetë izolimi as këngëtarët tanë nuk i kanë bërë bisht tundimeve në ushqim, marrë parasysh që shumë aktivitete të tyre u anuluan ose u shtynë për një kohë të pacaktuar.
Tuna e cila ka kaluar kohën me familjen e saj, shumicën e kohës duke gatuar me bashkëshortin, së fundmi ka filluar ushtrimet fizike madje po frekuenton edhe një sallon estetik në Shkup, për të rikthyer format e trupit.
Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo postoi një foto të çokokremit Nutella, duke iu referuar si armik. Ndonëse e vështirë për këngëtaren të heqë dorë nga ushqimet e ëmbla, e gjitha çka i duhet është vullnet dhe disiplinë. /Insajderi.com