Të shtunën që lamë pas, me datë 5 shtator, Tuna mbajti një koncert në Gostivar, gjë që nxiti lajme të shumta në media rozë që aludonin në një shtatzëni të mundshme të këngëtares, nisur nga disa foto të shkrepura që tregonin barkun e fryrë të Tunës, njofton Insajderi.
Qarkulluan disa foto dhe video që mund t’i shihni më poshtë.
Por, Tuna nuk reagoi drejtpërdrejt sa i përket lajmeve, por kjo nuk do të thotë që ajo nuk adresoi thashethemet në mënyrën e vet.
Në postimin e saj të fundit, ajo falënderon organizatorët që i dhanë mundësinë të rikthehej në skenë.
“Ndjehem e privilegjuar që pak këtij izolimi të gjatë individual dhe profesional, The Park Festival më dha mundësinë të riçvirgjërohem në skenë. Gostivar të faleminderit për këtë eksperiencë të veçantë. Uroj sa më shpejt të shihemi pa maska e pa distanca…”
Më pas, shtoi:
“P.S. A do të ulet apo rritet barku deri atëherë?! Qëndroni në pritje”.
Dhe ky postim la në enigmë gjithë ndjekësit dhe fansat e saj – por kjo është tipike e Tunës, të adresojë thashethemet pa mohuar as konfirmuar gjë. /Insajderi.com