Artistëve të shumtë shqiptarë, që janë mobilizuar për tu dalur në ndihmë banorëve të Shqipërisë, që u prekën nga tërmeti i së martës, i është bashkuar edhe këngëtarja Tuna.
Ajo ka shkuar fizikisht në zonat e prekura nga tërmeti, teksa është shprehur se ka mbetur pa fjalë me atë që ka parë atje.
Përmes një publikimi në Instagram, Tuna ka thënë se nuk mund ta përshkruaj dhimbjen, duke shtuar se lutet për të gjithë.
Në postimin e fundit ajo ne InstaStory ka publikuar disa pamje nga Durrësi dhe si duket mbetet pa fjalë nga gjendja e vështirë e të mbijetuarve aty.
“Nuk kam fjale ta përshkruaj ketë dhimbje. Zoti e bëftë mirë. Lutem për ju. Lutem për të gjithë NE”, ka shkruar Tuna.
Ajo ditë më parë më një grup artistesh nga Maqedonia se bashku me mbështetjen e Kryqit të Kuq, kanë mbajtur një konference për shtyp, për të treguar se janë grumbulluar donacione për ndihmën dhe mbështetjen e viktimave të prekura nga tërmeti në Shqipëri.