Tuna zbarkon në një nga zonat më të rrezikshme në Siri

Tuna zbarkon në një nga zonat më të rrezikshme në Siri

Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdiu është bërë pjesë e organizatës zvicerane “For Children Smile”, për t’u dalë në ndihmë fëmijëve në nevojë.

Ajo së bashku më këtë organizatë tashmë e disa ditë kanë filluar iniciativën e saj, ku destinacion kanë Sirinë.

Këngëtarja nga Maqedonia është duke takuar fëmijët me nevojë në vendet e shkatërruara nga lufta.

 

Për disa ditë, këngëtarja zhvilloi fillimisht vizita në kampet e refugjatëve sirian në jug të Turqisë.

Së fundmi, Tuna ka zbarkuar në Siri ku në bazë të fotografive të publikuar ajo shihet duke ndihmuar ata.

Tuna ka publikuar në rrjetet sociale imazhe të ndryshme nga vizita e saj në shtetin sirian, i cili po mundohet të rimarrë veten pas shkatërrimit nga lufta e fundit shumëvjeçare./Insajderi.com