“Turp po më vjen çfarë do të bëjmë”, Don Xhoni paralajmëron këngën me Loredanën

“Turp po më vjen çfarë do të bëjmë”, Don Xhoni paralajmëron këngën me Loredanën

Reperja Loredana Zefi dhe Don Xhon kanë paralajmëruar se të enjten do të lansojnë bashkëpunimin e parë në mes tyre.

Ata kanë vazhduar që ta bëjnë paralajmërimin e këtij projekti, e që besojnë se do të jenë trend e në qendër të vëmendjes.

Së fundmi ka qenë artisti nga Drenica ai i cili ka bërë një tjetër shkrim në InstaStory.

“Nesër 23:59. Nc nc nc marre po më vjen çfarë do të ju bëjmë”, ka shkruar ai.

Kjo duket se mezi po pritet edhe nga fansat, reagimet e të cilëve kanë qenë të shumta duke thënë se do jetë ‘një hit’ .

Një gjë e tillë edhe është e pritshme duke ditur suksesin që kanë dyshja në fjalë.

Në anën tjetër, ditë më parë policia ka ndërprerë xhirimet e klipit, për shkak të një zone që nuk lejohet të bllokohet.

Për këtë, Don Xhoni ka thënë se edhe janë dënuar nga Policia e Kosovës./Insajderi.com