“Twerk, luks dhe qejf”, brenda festës së çmendur të miliarderes Kylie Jenner në jaht

“Twerk, luks dhe qejf”, brenda festës së çmendur të miliarderes Kylie Jenner në jaht

Miliarderja Kylie Jenner festoi 22-vjetorin e lindjes me bashkëshortin, vajzën, miq e të afërm në Itali.

Ajo ka publikuar një video të shkurtër në Instagram ku tregon disa momente nga festa e cmendur e ditëlindjes. Kylie u sigurua që në festën e saj të kishte muzikë dhe të gjithë të shijonin luksin e ofruar në jaht, së bashku me detin.

Nuk munguan edhe kërcimet provokuese twerk të mikeshave të saj. Në videon e shpërndarë në Instagram, Kylie shkruajti: “Udhëtimi më i bukur i jetës time. Do doja të ktheja kohën”.

Aty nuk mungonin edhe disa momente kur Kylie mori dhuratat dhe urimet e familjarëve, përfshirë atë të nënës Kris.