“Twerk” me këngë popullore – Bebe Rexha filmon reperen amerikane

“Twerk” me këngë popullore – Bebe Rexha filmon reperen amerikane

Nuk ka një ditë në jetën e Bebe Rexhës që kalon pa dëgjuar këngë popullore shqiptare – bazuar të paktën në llogarinë e këngëtares në Instagram.

E tani teksa ajo po përgatitet për një tjetër bashkëpunim madhor të karrierës së saj, Bebe i prezantoi të gjithë ekipit muzikën shqiptare.

Në një video që Bebe Rexha publikoi në Instagram, shihet Doja Cat duke kërcyer ‘twerk’ ndërsa në sfond luan një këngë popullore.

Bebe Rexha këtë e quan si ‘momentin e saj të preferuar të ditës’ dhe tani duket se gjithë çka i ka mbetur është t’i mësojë reperes amerikane disa lëvizje të vallëzimit tradicional shqiptar.

Doja Cat dhe Bebe Rexha po vijnë në një bashkëpunim që do të jetë i pari për dyshen dhe mbanë titullin “I’m Jelaous”. Sipas fotove që revista “Just Jared” ndau para disa ditësh, xhirimet e videoklipit kanë përfunduar.

Me anë të një postimi në Instagram, Bebe Rexha njoftoi të gjithë ndjekësit dhe fansat se kënga e re do të lansohet këtë të premte. /Insajderi.com

View this post on Instagram

#BabyImJealous in 3 days!!!!! @dojacat

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on