U aludua për ndarje, zbulohet e vërteta e lidhjes së Elvana Gjatës me biznesmenin Ervin Mata

U aludua për ndarje, zbulohet e vërteta e lidhjes së Elvana Gjatës me biznesmenin Ervin Mata

Marrëdhënia e Elvana Gjatës me biznesmenin Ervin Mata u vendos pak ditë më parë në pikëpyetje, për shkak se këngëtarja u vu re në koncertin e Pavarësisë së Kosovës pa unazën e saj të fejesës. Por pavarësisht dyshimeve, këngëtarja vijon të jetë në një marrëdhënie me biznesmenin dhe kjo duket qartë nga një foto e publikuar nga “In Tv”, që është realizuar gjatë provave të koncertit.

Elvana shihet e ulur përtokë me mikrofon në dorë, ku pikaset edhe unaza me diamant. Burime për “Iconstyle.al” konfirmojnë gjithashtu se Elvana vijon të jetë e fejuar me Ervinin.

Pas përplasjes me armë zjarri në fillim të tetorit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku u implikua i fejuari i saj dhe vet ajo, këngëtarja Elvana Gjata vendosi t’i rikthehej muzikës pikërisht me koncertin e organizuar për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.