Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, është deklaruar rreth kapjes me substancë narkotike, gjë për të cilën u raportua në fund të dhjetorit 2020.
Së fundmi përmes rrjetit social, Instagram, Shpati u pyet nga ndjekësit e tij se a merret me drogë.
“A është e vërtetë që merresh me drogë?”, është pyetja e ndjekësit të cilës këngëtari nuk la pa iu përgjigjur.
“Ata që meren me këtë pjesë të tjerë janë e jo unë, por nuk merrem me shpifje e kam parim të jetës”, u shpreh këngëtari.
Shpat Kasapi u kap me drogë në lagjen “Gjorce Petrov” në afërsi të ‘SP PLANET’ në Maqedoninë e Veriut.
Sipas mediave atje, bëhej me dije se ai është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur një padi, por më pas është liruar dhe pritet të gjykohet në liri. /Insajderi.com