U arrestua për trafikim armësh në kufi – Fjolla Morina shtatzënë?

U arrestua për trafikim armësh në kufi – Fjolla Morina shtatzënë?

Këngëtarja kosovare Fjolla Morina, me datë 19 shtator u arrestua në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ndërsa po tentonte të hynte në territorin e Shqipërisë me dy armë zjarri me vete, njofton Insajderi.

Çështja është nën hetim e sipër, por sipas revistës Shqiptarja, një tjetër fakt duke se është zbuluar.

Këngëtarja thuhet se është shtatzënë në muajin e dytë, pas një kontrolli mjekësore që u bë nga gjinekologu në spitalin e Kukësit. Një ditë pasi ajo u arrestua në media dolën shumë raportimeve që pohonin se këngëtarja ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore, por që iu adresua faktit se ajo mund të ketë pasur rëndesë të madhe emocionale.

Siç u bë e ditur nga ana e policisë shqiptare, këngëtarja ishte duke udhëtuar me veturën e tipit “Audi”, së bashku me F.M dhe F.S., gjatë kontrollit në çantën e dorës i është gjetur dhe sekuestruar një armë “Zoraki” me 23 fishekë luftarakë dhe një pistoletë tip çakmak. /Insajderi.com