Prezentuesja Luana Vjollca pas suksesit me programin e famshëm “Shiko Kush LUAN”, iu fut edhe muzikës.

Ajo erdhi me disa projekte, por që u cilësua si "pa tale" />

U bashkuan sërish? Luana surprizohet nga gjiganti i modës

U bashkuan sërish? Luana surprizohet nga gjiganti i modës

Prezentuesja Luana Vjollca pas suksesit me programin e famshëm “Shiko Kush LUAN”, iu fut edhe muzikës.

Ajo erdhi me disa projekte, por që u cilësua si “pa talent muzikor”.

Vetë ajo e ka pranuar këtë gjë disa herë, por ka thënë se nuk do të ndalet sepse e ka ëndërr botën e muzikës.

Gjithashtu u bë disa kohë që nuk po shfaqet në ekran, por ka qenë aktive në rrjete sociale, ku ka provokuar me postimet e saj herë pas here.

Luana ka zbuluar se është duke u rikthyer “furishëm”, në tregun muzikor pa lënë anash bashkëpunimet.

Bukuroshja bëri të ditur se pjesë e një projekti do të jetë Yll Limani, dhe i dyti Philipp Plein.

Këtij të dytit, Luana i ka besuar imazhin e projektit të ri. gjigantit të modës, dhe ai e ka surprizuar me një dhuratë nga koleksioni i ri.

Ndër kohë dyshja ka zbuluar se bashkëpunimi po ecën mjaft mirë dhe shumë shpejt do ta shohim Luanën si imazhin kryesor të gjigantit të modës.

Rikujtojmë se, Plein u kujdes për imazhin e Luanës me disa nga ‘look’-et në HIT-in e verës 2020 “Locos” në bashkëpunim me yllin latin, Jay Santos./Insajderi.com