U desh që dikush t’ia rikujtonte Rita Orës se kishte qenë në lidhje me këtë të famshëm

U desh që dikush t’ia rikujtonte Rita Orës se kishte qenë në lidhje me këtë të famshëm

Ju kujtohet kur Rita Ora ishte në lidhje me vëllain e motrave Kardashian, Rob Kardashian? S’ka gjë, as ajo nuk e mbanë mend.

Së fundmi në një intervistë me “The Sunday Times”, ajo zbuloi se kishte harruar fare se kishte qenë në lidhje dy mujore me Rob-in në vitin 2012, njofton Insajderi.

“Oh, kisha harruar këtë”, tha ajo. “Ishte lidhje shumë e shkurtër. Isha shumë e re. Ishte lidhje e mirë. Shumë qejf. Ishte shumë, shumë qejf kam përshtypjen. Vetëm kaq mbaj mend”.

Këngëtarja që ishte në lidhje me artistë si Bruno Mars dhe Calvin Harris thotë se për të është shumë e lehtë të takojë njerëz të famshëm.

“Nuk jam gjeni në dashuri”, tha ajo, duke shtuar, “Por është më e lehtë t’i takoj ata, a po jo, për shkak se jam pjesë e kësaj botë”.

Ndonëse lidhjet me Rob, Calvin dhe Bruno nuk funksionuan, Rita thotë se i gëzohet kohës që kaluan bashkë duke thënë: “Kam pasur momente të mrekullueshme me njerëz të mrekullueshëm”. /Insajderi.com