Princi William u sëmur me Coronavirus menjëherë pas babait të tij, por e mbajti të fshehtë diagnozën e tij, njofton Insajderi.
Duka i Kembrixhit besohet se i mbijetoi sëmundjes nga COVID në prill, raportoi BBC.
Ai kërkoi trajtim mjekësor pasi pati simptoma të rënda, por vetë diagnoza u mbajt private, sipas pretendimeve të cilat u shfaqën për herë të parë në gazetën “The Sun”.
Gazeta raportoi se princi së fundmi zbuloi se kishte testuar pozitiv në një bisedë private me një person gjatë një eventi zyrtar, dhe tregoi se e mbajti sekret në mënyrë që të mos e shqetësonte askënd.
Korrespondenti mbretëror për BBC Jonny Dymond, shtoi: “Pallati gjithashtu përpiqet të ruajë privatësinë e familjes mbretërore”.
Gjatë prillit, princi vazhdoi të kryente detyrat e tij mbretërore, duke kryer 14 angazhime telefonike dhe video ndërsa vetë-izolohej në Norfolk. /Insajderi.com
Burimi: News Week