Këngëtarja e çmimeve Grammy, Duffy ka zbuluar se ajo ishte droguar dhe dhunuar pasi që u mbajt rob nga një sulmues.
Ylli 35-vjeçar nga Uellsi përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka treguar se “shërimi i saj ka marr kohë”, shkruan BBC, raporton Gazeta Insajderi.
Duffy iu shkroi 33 mijë ndjekëse të saj se ajo tash është mirë dhe e sigurt.
“Më dhunuan, më droguan dhe u mbajta rob për disa ditë” kishte shkruar ajo.
Tutje ajo ka thënë se është menduar shumë gjatë për ta ndarë këtë rast me ndjekësit e saj. “Mund të imagjinoni vetëm sa herë kam menduar për ta shkruar këtë”, kishte postuar në Instagram Duffy.
“Nuk mund ta shpjegoj. Shumë prej jush keni pyetur se cfarë ka ndodhur me mua, ku u zhduka dhe pse. Një gazetar më kontaktoi, ai gjeti mënyrën për të arritur tek unë dhe unë i tregova të gjitha gjatë verës së kaluar”, ka treguar Duffy.
Emri i vërtet i Duffy-it është, Aime Anne Duffy. Ajo u rëndit e para me hitin e saj “Mercy”. /Insajderi.com