U fut në burgun më famëkeq, jepet dënimi për reperin e famshëm amerikan

U fut në burgun më famëkeq, jepet dënimi për reperin e famshëm amerikan

Në nëntor të vitit 2018, reperi Tekashi 6ix9ine u fut në burgun më të famshëm  të Brooklyn-it, i njohur për mbajtjen pas hekurave të njerëzve “jashtëzakonisht të rrezikshëm, të dhunshëm, ose të prirur për arratisje”.

6ix9ine, emri i të cilit është Daniel Hernandez, u arrestua pas akuzave për shantazh dhe poseidim të armës së zjarrit, nga gjykata federale e Manhatanit.

Ai rrezikonte minimumi 32 vite burg dhe maksimumi burg të përjetshëm.

Mirëpo, gjatë gjyqit atij iu ul dënimi për shkak të bashkëpunimit për të kapur disa nga ish-bashkëpunëtorët e tij të bandës “Nine Trey Gangsta Bloods”.

Gjykata ka vendosur sot për reperin vetëm 2 vite burg dhe do të jetë i mbikqyrur për 5 vite pas daljes nga burgu.