U gjet i vdekur, ngrihet fondacioni bamirës për nder të DJ Avicii

U gjet i vdekur, ngrihet fondacioni bamirës për nder të DJ Avicii

Famija e DJ Avicii, i cili u gjet i vdekur në prill të vitit 2018 në dhomën e tij të hotelit në Oman, ka njoftuar për ngritjen e një fondacioni për të mbledhur para dhe për të ndërgjegjësuar njerëzit për sëmundjet mendore. Fondacioni “Tim Bergling”, i cili ka marrë emrin e vërtetë të DJ suedez, do të trajtojë gjithashtu çështje si ndryshimet klimatike dhe ruajtjen e natyrës.

“Tom donte të bënte ndryshim. Ngritja e një fondacioni në emër të tij është mënyra jonë për të nderuar kujtimin e tij”, janë shprehur familjarët e tij.

Avicii u nda nga jeta në moshën 28-vjeçare dhe mendohet se shkak ishte vetëvrasja, pasi prej kohësh po luftonte ndaj abuzimit me substancat narkotike dhe depresionit . Zyrtarisht, nuk është lëshuar asnjë shkak zyrtar i vdekjes së tij.