U heq se është fëmija i saj derisa atë e ka lindur një nënë surrogate

U heq se është fëmija i saj derisa atë e ka lindur një nënë surrogate

Surpriza e 51 vjeçares, Naomi Campbell, po që la gojëhapur mediat dhe ndjekësit e saj kur zbuloi se është bërë nënë për herë të parë.

Modelja e njohur nuk kishte bërë të ditur më parë se është në pritje të ëmbël, shpërndau një fotografi me këmbë të të voglit në duar ku ia dedikoi dhe disa fjalë të veçanta.

“Një bekim i bukur i vogël më ka zgjedhur mua që të jem nëna e saj. Jam e nderuar që kam këtë shpirt të pastër në jetën time. Nuk ka fjalë për ta përshkruar lidhjen e përjetshme që unë ndaj tashmë me ty engjëlli im i vogël.Nuk ka dashuri më të madhe”, kishte shkruar ajo.

Kjo fshehtësi nuk ishte në pritje por që kohën e fundit shumë prej të njohurve e kanë përzgjedhur këtë formë për të treguar që po bëhen prindër.

Ndërsa, sipas mediave të huaja ka dyshime se fëmija nuk është i modeles në fjalë por që është sjellë në jetë nga një nënë surrogate ( nënë që lind fëmijë për të ia dhënë një qifti).

Këto dyshime lindën pasi që rreth tre javë para se të zbulonte modelja se foshnja ka ardhur në jetë, ishte fotografuar në Nw York, nga ku ajo është dukur në vijë të trupit dhe pa bark të rrumbullakosur.

Ndërsa, nga ylli i pasarelave nuk është parë ende ndonjë reagim mbi këto aludime. /Insajderi.com