U infektua me COVID-19 në krye të detyrës, del nga spitali babai mjek i Dj Vikit

U infektua me COVID-19 në krye të detyrës, del nga spitali babai mjek i Dj Vikit

Babai i Dj-it të njohur Vik Kraja, rezultoi pozitiv me koronavirus pasi iu përgjigj thirrjes së qeverisë dhe iu kthye detyrës si mjek në spitalin Infektiv.

Ndonëse kishte dalë prej vitesh në pension ai e ndjeu si detyrë morale që të kthehet në punë dhe t’u vijë në ndihmë të gjithëve në këtë situatë të vështirë.

Në fund të marsit u bë e ditur se mjeku ishte infektuar dhe po kurohej në spital.

Ndërkohë sot ai ka lënë ambientet e Infektivit për t’u kthyer në shtëpi.

Lajm i mirë, që më gëzoi pa masë!🙏🏼Sapo ka lënë Spitalin Infektiv, në gjendje të mirë shëndetësore, prof. Dhimitër Kraja!#FORCA🙏🏼

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Samstag, 4. April 2020

 

Karantina e Hekuran Krasniqit