Këngëtarja Leonora Jakupi, është emër shumë i përfolur në media për jetën e saj, shkruan Insajderi.
Ajo shume rralle bie pre e diskutimeve për ndonjë temë të caktuar.
Si shumë të famshëm të tjerë edhe këngëtarja Leonora nuk ka qëndruar dot pa reaguar në lidhje me dy qytetarët e Kosovës, të cilët u gjobitën në Shqipëri sepse po lëviznin me makina luksoze me mbi 220 km në orë.
Ndryshe nga të tjerët, Leonora i ka dalë në “mbrojtje” dy shoferëve të cilët kishin ardhur nga Zvicëra në Shqipëri dhe u “shfrenuan” rrugëve të vendit tonë duke ikur me shpejtësi skëterrë pa marrë parasysh çfarë fatkeqësi mund të shkaktonin.
Ajo shprehet kundër kritikave duke thënë se askush nuk i respekton rregullat dhe se gjithësecili paguan për gabimet e veta.
“Çka keni more me tan këto sulme për mërgatën tonë? Jo po garojnë me vetura, jo po parkohen keq, s’po i respektojnë rregullat në komunikacion etj etj. A mos jemi ne ma mirë se ata? Apo keni harru që jemi brumë i njëjtë? Leni njerëzit. le të kënaqen në vendin e vet, tek e fundit secili paguan për gabimin e vet! Gëzuar Diasporë.”, ka shkruar Leonora në “InstaStory”.
Kujtojmë që në lidhje me këtë ka reaguar edhe këngëtari, Genc Prelvukaj i cili ka thënë së këta shoferë duhet t’i nënshtrohen testeve mjekësorë që nëse janë normal ose jo.
Ai tha se ironia është se shoferët nga Zvicra atje i nënshtrohen rregullave në përputhje me ligjin atje ndërsa këtu nuk kanë turp fare.
Këngëtari ka pohuar se nëse ata do të provonin të vozitnin kështu në Serbi apo Mal të Zi do të përfundonim ndryshe.
“Turp i madh. Nderojnë rregullat e shteteve të huaja, ndër ta edhe të shteteve me armiqësi ndaj nesh dhe poshtërojnë uniformën e Shqipërisë dhe Kosovës, shtete prej nga janë me origjinë. Plus rrezikojnë fëmijët, gratë e burrat e gjakut të tyre”, ka deklaruar ai./Insajderi.com