Një numër i konsiderueshëm i të famshmëve shqiptar kanë hapur zemrën për t’u dal në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.
Është edhe familja, Fejzullahu ajo e cila ka ndarë një shumë prej 100-mijë eurove, veprim ky që ka bërë bujë me të madhe tek shqiptarët, shkruan Insajderi.
Ndarjen e kësaj shume e ka bërë të ditur, Ermal Fejzullahu i cili në formë fotografie ka ndarë informacionin me të gjithë ndjekësit e tij.
E një gjë e tillë nuk ka mbetur pa u komentuar edhe nga persona me emër. Është avokati, Airianit Koci ai i cili e ka përgëzuar këngëtarin, derisa nuk e ka lëshuar rastin që tërthorazi ta thumbojë.
Koci ka treguar që nuk i pëlqen as dukja e Ermal Fejzullahut e as mënyra se si këndon, por ka shtuar se babin e tij, Sabri Fejzullahun e ka shumë simpati.
Më tutje ky i fundit ka shkruar për 100-mijë eurot e ndara nga Fejzullahu që konsideron të jenë lajm fantastik, ndonëse nuk ka harruar të shtojë në dy rreshta radhazi se po tenton t’i bëjë reklamë vetes.
/ © Insajderi /
Ky është shkrimi i tij i plotë që e ka bërë publik në “Facebook”:
Ermal Fejzullahu nuk më pëlqen – as si këndon, e as si duket.
Tjetër shije kam une.
De gustibus non est disputandum… 🙂
Për shije nuk diskutohet.
Në fakt, babën e tij e kom shumë ma simpatik. Kujt nuk i pëlqen “Pranvera në Prishtinë?”
Por, 100.000 euro donacion?
C’mon!
Kjo është lajm fantastik.
Bravo Ermal!
E paske zermrën e madhe.
Po thonë që po reklamohesh pak.
S’ka lidhje. Ok është.
Kushdo që jep aq shumë, e meriton që t’a respektojmë – edhe nëse e shfrytëzon situatën për promovim personal.
Me rëndësi është me ndihmu!