U konfirmua lidhja – një çift i ri në showbizin shqiptar

U konfirmua lidhja – një çift i ri në showbizin shqiptar
Burimi i fotografisë: Instagram @DojnaMema

Moderatorja Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata, kanë konfirmuar se janë në një lidhje romantike, pas muajsh aludime se ka diçka mes tyre, njofton Insajderi.

Ishte këngëtari ai që postoi një video në Instagram me disa momente të kapura me të dashurën e tij.

“Uroj qe ky fundvit t’ju gjeje me zemren dhe syte plot dashuri. Gjithçka tjeter do të behet me mire”, shkruan këngëtari krahas video që ka ndarë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vlashent Sata (@vlashentsata)

Së pari herë u përfol për një lidhje të mundshme mes dyshes kur Mema u shfaq në videoklipin e këngës “Copëzat” nga Vlashent Sata, që u publikua në maj të vitit 2019.

Që atëherë, në shfaqjet televizive, moderatorja ka mohuar se ka një lidhje mes tyre, duke e quajtur vetëm një bashkëpunim profesional dhe një miqësi mes tyre. /Insajderi.com