Në përfundim të finales së Miss Universe Albania dhe Kosova 2020, Blerta Veseli u kurorëzua mbretëresha e re dhe u bë përfaqësuesja zyrtare e Kosovës në Miss Universe 2020, njofton Insajderi.
Bukuroshja 23-vjeçare dha një performancë mahnitëse në finale duke kaluar gjashtë vajzat tjera për të fituar kurorën kombëtare.
Blerta Veseli është një studente e arkitekturës. Ajo ka lindur në Gjilan dhe tani jeton në Prishtinë.
23-vjecarja u përgatit për konkurrimin e saj me vendosmëri dhe sinqeritet absolut gjq që i bëri përshtypje më shumë jurisë. Blerta beson në citatin, “Fuqia individuale e secilit mund të sjellë ndryshime në komunitet”.
Blerta gjithashtu shkoi në mediat e saj zyrtare sociale për të zbuluar lumturinë e saj kur u kurorëzua Miss Universe Kosova 2020 në një postim ku shkruan, “Miss Universe Kosova 2020! Krenare që do të përfaqësoj vendin tim në Miss Universe 2020. Shumë falenderime për dashurinë e madhe dhe përkrahjen që më keni dhënë”.
Studentja 23-vjeçare pasardhëse e Fatbardha Hoxhës do të përfaqësojë Kosovën në konkursin e 69-të Miss Universe që do të mbahet vitin e ardhshëm. /Insajderi.com