U ndez një alarm në orët e para të mëngjesit, BQK tregon arsyen

U ndez një alarm në orët e para të mëngjesit, BQK tregon arsyen

Një alarm është ndezur orët e hershme të mëngjesit në ndërtesën e Bankës Qendrore të Kosovës në Prishtinës.

BQK ka njoftuar se kjo ka nodhur për shkak të një problem të vogël teknik.

Në përgjigje thuhet se Policia sipas vlerësimeve të tyre, ka kërkuar prani më të madhe të forcave të sigurisë të cilat pas identifikimit të problemit, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Ju njoftojmë se alarmi i ndezur në orët e hershme të mëngjesit, ka ndodhur shkaku i një problem të vogël teknik. Ndërkohë, policia sipas vlerësimeve të tyre ka kërkuar prani më të madhe të forcave të sigurisë, të cilat, pas identifikimit të këtij problemi teknik janë larguar pasi që është vlerësuar se nuk ka asnjë rrezik për sigurinë e institucionit.

Me këtë rast, duam të ju informojmë se problem teknik nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë ndikim në mbarëvajtjen e punëve të BQK-së”, thuhet në përgjigjen e BQK-së./Insajderi.com