U pajtuan me njëri-tjetrin, Noizy i bën dhuratë Cllevios

U pajtuan me njëri-tjetrin, Noizy i bën dhuratë Cllevios

Noizy dhe Cllevio padyshim që janë emrat më të komentuar në mediat rozë, kjo për shkak të sherreve virtuale që bënë bujë kudo në rrjetet sociale.

Si pasojë e sherreve, Cllevio përfundoi në burg teksa u lirua pak ditë më parë.

Megjithatë pak ditë pas lirimit të tij dyshja arritën që së fundmi të bëjnë paqe më njëri-tjetrin dhe kjo tashmë është dëshmuar edhe me një veprim të fundit nga Noizy.

Përmes një tjetër lidhje ‘live’ në Instagram të Cllevios dhe Stresit ata kanë treguar se Noizy i ka dërguar dhuratë një set të veshjeve nga linjat e tij “Illyrian Bloodline”.

Vetë Cllevio ka treguat të gjitha veshjet që përbeheshin nga bluza sportive, kapele, të brendshme dhe çorape, madje me shaka ai ka treguar se cilat do t’i mbaj dhe cilat jo.

Ndërkohë, kujtojmë që Cllevio ditën e sotme gjithashtu ka prezantuar në rrjetet sociale edhe këngën e tij më të re ku ai përmendi emra të shumë femrave nga estrada.

Në mesin e tyre edhe Encën, Dhurata Dorën, Bora Zemanin e Zaimina Vasjari. /Insajderi.com