U përfol për ndarje nga bashkëshortja – S4MM publikon këngën “Tradhtare”

U përfol për ndarje nga bashkëshortja – S4MM publikon këngën “Tradhtare”

Për disa ditë, në media sociale përflitet për një ndarje mes reperit nga Tetova, S4MM dhe bashkëshortes së tij prej më shumë se tre muajsh, Filis Ismaili, njofton Insajderi.

Aludimet për një ndarje të çiftit filluan kur ndjekësit e tyre vënë re që ata më nuk ndiqen në Instagram, njofton Insajderi.

Teksa asnjëri nuk ndjek tjetrin, shpeshherë ka qenë një indikator për ndarje çiftesh po jo edhe domosdoshmërisht.

Por, zhvillime të reja ndodhën në aktivitetin e tyre në rrjete sociale, gjë e cila thellon edhe arsyetimin e aludimeve.

Deri para pak ditësh, Filis kishte fotografitë e dasmës që ndodhi para tre muajsh, po të njëjtat nuk figurojnë më në llogarinë e saj në Instagram.

Ndërkohë, asnjëri nga të dy nuk kanë reaguar në lidhje me raportimet e mediave, një tjetër postim në llogarinë e reperit në Instagram, nxiti edhe më shumë thashetheme.

Në postimin e tij shkruante “Tradhtare”, dhe nga reagimi i ndjekësve të tij ai sqëaroi se ishte titulli i këngës së tij të re. Por as kjo nuk pushoi thashethemet që tani po qarkullojnë dhe se kënga e re i dedikohet bashkëshortes së tij.

Më poshtë, mund ta dëgjoni këngën e realizuar me videoklip që u lansua në Yotube gjatë ditës së sotme. /Insajderi.com