U raportua për një sherr mes artistëve – Labinot Tahiri sqaron raportin e tij Sabri Fejzullahun

U raportua për një sherr mes artistëve – Labinot Tahiri sqaron raportin e tij Sabri Fejzullahun

Në qendër të mediave u vu raporti i Labinot Tahirit me Sabri Fejzullahun dhe gjithçka nisi kur ky i fundit i la një koment në Instagram, njofton Insajderi.

Labi kishte publikuar një fotografi në Instagram, ku i erdhi një koment nga llogaria e Sabri Fejzullahut, ku shkruhej vetëm “hahahahaha”.

Pas këtij komenti, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Labit, i cili i është përgjigjur, “Çfarë ka për të qeshur këtu se po qesh në çdo postim timin? Më thuaj të qeshi edhe unë?”.

Ndjekësit aluduan në një sherr mes artistëve, dhe se Sabriu po e përqeshtë në vazhdimësi në postimet e tij në Instagram.

Për t’i dhënë fund thashethemeve, Labinot Tahiri reagoi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, për të shprehur edhe një herë respektin që gëzon për artistin e popullit. Ai ndau edhe disa fotografi të shkrepura vite më parë, kur këngëtari ferizajas kishte vendosur fotografinë e Fejzullahut në lokalin e tij.

“Me zemer , pêr Sabrianon, që dua ti ndali zërat kinse jemi të përqarë, gjë që nuk egziston! E meritonte, meriton dhe do ta meritojë edhe pas shumë viteve të ; çmohet, respektohet, nderohet e të vleresohet sa të egzistojë shteti e kombi ynë si figura më e këndshme e skenës sonē shqiptare. Nuk kam lënë artist pa e nderu dhe pa e respektu, madje edhe kur ka pasur nevojë jam futur brenda thashetheme te estrades per me u ba zgjidhje, kēshtu jam dhe njihem gjate vite për veprat dhe mundin ti”, shkruan ai ndër të tjerash në postimin e tij në Instagram. /Insajderi.com