‘U shemb gjithçka’, vazhdon “drama” në mes Andit dhe Melisës

‘U shemb gjithçka’, vazhdon “drama” në mes Andit dhe Melisës

Ish-konkurrentët, Andi dhe Melisa pas daljes nga emisioni kanë krijuar lidhjen e tyre.

Lidhja e tyre u konsiderua si me e vërteta për shkak që ata nuk u ndanë dhe nuk krijuan ndonjë shka për tu përfolur deri pak javë më parë.

Ata u ndanë publikisht për më pak se 24 orë, për t’u bashkuar shumë shpejt.

Andi dhe Melisa

‘Faji’ ishte tek impulsiviteti i Melisës që ka reaguar si një e dashur shumë xheloze ndaj një situate që ndodh rëndom në çift.

Por siç dukët qifti kanë një krisje tjetër pasi që Melisa ka ndarë me ndjekësit një thënie dyshuese që lidhet me një situatë ndarjeje.

 

Kjo ka bërë që fansat të hulumtojnë dhe të pikasin se çifti nuk ndiqen më me njëri-tjetrin.

Ata postime të përbashkëta kanë lënë vetëm kampanjat publicitare të cilat edhe po duan, nuk mund t’i fshijnë pa kaluar një periudhë e caktuar kohore, sipas dispozitave të kontratave që kanë firmosur.

Por, kjo mund të jetë ndonjë dramë tjetër e qiftit që të jenë në vemendjen e mediave./SHQIP.com