Rokeri i njohur, Ozzy Osbourne i cili mbush 72 vjet javën e ardhshme, foli në “British GQ”, për të kaluarën e tij. Në vitin 2016, ai dhe bashkëshortja e tij Sharon u ndanë për pak kohë pasi lajmi se ai e kishte tradhtuar atë, mori dhen, njofton Insajderi.
Përfundimisht ata mund të tejkalonin këtë thyerje në martesën e tyre, e vetëm së fundmi artisti foli hapur se si e gjithë ajo ishte një eksperiencë shumë e vështirë për bashkëshortes.
“Kam bërë shumë gjëra skandaloze në jetën time. Jam bërë pishman që tradhtova bashkëshorte. Nuk e kam bërë më”, zbuloi ai. “Rashë në kontakt me realitetin dhe jam me fat që ajo nuk më la. Nuk jam krenar me çfarë bëra. U acarova me vetveten. Theva zemrën e saj”.
Çifti u martuan në vitin 1982 dhe kanë tre fëmijë së bashku. /Insajderi.com