Puntata e së martës në “Për’puthen” ishte plotë tensione e debate të ashpëra, disa prej të cilave kaluan edhe në ofendime.
Një të tillë e bëri konkurrenti Bruno, i cili derisa po transmetohej takimi i tij me Alvisën, ofendoi Mikelën, me të cilën kishte bërë takimin e parë në program.
Ai tha se Mikela ishte ‘zhgërryer’ në takim me Argjendin dhe se atij nuk i pëlqen ky tip i femrave.
Kështu duke lënë të kuptohet se kjo ishte arsyeja që dyshja kanë marrëdhënie të ftohta tani.
E ky ofendim nga Bruno e ka acaruar tej mase Mikelën, e cila ka dalë jashtë kontrollit me të bërtitura.
“Ti s’del me mua më në takim. Ça ishte kjo zhgërryesh? Bëra seks unë aty? Ça i ke këto koncepte? Mos më përmend më”, i është përgjigjur ajo./Insajderi.com