Viti që lamë pas ishte një nga vitet më produktive të Ardian Bujupit, ndonëse pandemia la në gjysmë të gjithë aktivitetet e artistëve.
Një nga bashkëpunimet me tij “Panorama” me Xhensila Myrtezaj mban edhe vulën e hitit të verës.
Kënga e tij e fundit mban titullin “Nur noch einmal”, e cila mori shumë vëmendje kur ai publikoi një video të shkurtër në Instagram, ku dukej se kishte pësuar një aksident të rëndë.
Mirëpo, shqetësimi ishte jetëshkurtër sepse artisti sqaroi se e gjitha ishte pjesë e videoklipit të tij të ri.
Gjatë festave të fundvitit, artisti publikoi foto nga Dubai duke zbuluar se aty po qëndronte që disa ditë.
View this post on Instagram
Mirëpo udhëtimi i tij nuk ishte vetëm për pushime pas një viti të gjatë e të lodhshëm. Ai ka nisur punë për një tjetër produksion muzikor, dhe Dubai është vendi që ai po realizon klipin e tij të ri.
Për rezultatin e kësaj pune do na duhet të presim edhe pak deri në finalizimin dhe lansim. /Insajderi.com